Margaret Atwood, fituese e çmimit letrar “Franc Kafka”

Prishtinë | 04 Qer 2017 | 12:04 | Nga

Shkrimtarja Margaret Atwood është fituese e këtij edicioni të çmimit letrar Franc Kafka.

Çmimi letrar ndahet që nga viti 2001 dhe i shkon autorëve bashkëkohorë letërsia e të cilëve tejkalon kufijtë, njëjtë siç ishte edhe letërsia e autorit të njohur çek.

“Është një privilegj i madh të pranoj këtë çmim. Kafka ka një vend të veçantë në karrierën time dhe një pjesë e mirë e punëve të mia të para janë të bazuara në punën e tij” tregon autorja Atwood.

Autorja ka qenë e pranishme edhe në Kosovë gjatë një festivali letrar që mbahet në vendin tonë.
Çmimi Franc Kafka ka vlerë 10 mijë dollarë, ndërsa në të kaluarën ka shkuar për Amos Oz, Yan Lianke, Eduardo Mendoza dhe Claudio Magris.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme