Marigona Qerkezi riktheu “Lucian…” me debutimin në “Teatro Verdi”

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Në minutën e fundit, sopranoja kosovare, u ftua ta interpretojë rolin kryesor të operës së njohur “Lucia di Lammermoor” në teatrin e qytetit italian Piza, që e riktheu këtë vepër në repertor pas tetëmbëdhjetë vjetësh mungesë.

Me rolin kryesor të operës së famshme të Gaetano Donnizzetit, Marigona Qerkezi debutoi në skenën e “Teatro Verdi” të premten mbrëma. E shfaqjen e dytë në këtë teatër, e pati të dielën.

“Lucia di Lammermoor” në produksionin e teatrit të njohur italian, u dirigjua nga Michael Güttler, derisa regjisor i operës është Stefano Vizioli, të dy këta emra të njohur të skenës operistike botërore.

“Teatro Verdi” është hapësira kryesore teatrore në qytetin Piza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme