Matera, kryeqyteti evropian i kulturës për 2019-n

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

“Asnjëherë s’kam parë një pamje të tillë të mjerimit”, kishte shkruar dikur Carlo Levi për Materan. Doktori, piktori e shkrimtari italian i solli një famë të dyshimtë qytetit jugor italian në librin e vitit 1945 me kujtime të jetës së tij në këtë regjion, të titulluar “Christ Stopped at Eboli”. Matera ndodhet në lindje të Ebolit.

Levi, një përkrahës i opozitës, qe burgosur në regjionin e Basilikatas nga regjimi i Mussolinit. Në librin e famshëm, Levi përshkruan peizazhe të rralla ku barinjtë, familjet e tyre dhe kafshët jetojnë nëpër vende pa ujë dhe energji elektrike, pa kujdes shëndetësor, larg nga pjesa tjetër e botës. Matera, gjithashtu, shtrihet në këtë regjion. Libri i Levit ia doli të bëhet pjesë e listës së librave që lexohen nëpër shkolla dhe Matera u shpall “turp i Italisë” – një imazh ky për të cilin qyteti ka punuar shumë për ta ndryshuar.

Në vitin 1993, u shpall lokalitet i trashëgimisë kulturore botërore nga UNECO-ja dhe sivjet, Matera është një nga dy kryeqytetet evropiane të kulturës. Carlo Levi nuk jetoi ta shihte përparimin e qytetit. Ai vdiq në vitin 1975 dhe qe varrosur në qytetin e Alianos në provincën e Materas, sipas amanetit të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme