Mbahet konferenca për promovimin e turizmit kulturor në Prishtinë

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 17:02 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”, raporton Ekonomia Online.

Këshilltarja për bashkëveprimtari kulturore Ambasada e Francës dhe Presidente e EUNIC Cluster Pristina, Cècile Fisteberg, deklaroi se projekti ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve kulturore dhe forcimin e institucioneve qendrore e lokale.

Fisteberg ka potencuar se Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore.

“Anëtaret e EUNIC punësojnë për zhvillimin ndërkulturor. Ekziston nga qershori i vitit 2018, rrjet i instituteve kulturore kombëtare e Bashkimit Evropian. Kjo iniciativë është e hapur për të gjithë shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë. Kjo synon koordinimin e aktiviteteve kulturore të anëtarëve të saj dhe forcimin e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal. Kosova ka aftësi për zhvillime kulturore”, u shpreh Fiseteberg”, ka thënë ajo.

Valon Ibraj kordinator në EUNIC Cluster Pristina dhe atashe për kulturë në Ambasadën e Francës, theksoi se projekti synon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ibraj ka njoftuar se 20 deri 40 ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë do të jenë pjesë e punëtorive dhe seminareve të këtij projekti.

“Për të pasur qasje në EUNIC duhet të kemi një strategji të përbashkët kulturore. 12 pika i kemi gjithsej mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Kosovës, mbështetja e organizatave ekzistuese. Janë organizuar disa aktivitete, kemi pas bashkëpunim edhe me Universitetin e Prishtinës”.

“Projekti ka të bëjë me hartën e përkthyer në gjuhën frënge, gjermane dhe italiane. Do të kemi një bazë për zhvillimin e turizmit. 20-40 ekspert të përbërë nga tre anëtar vendor dhe ndërkombëtare, do të përfshihet edhe Galeria Kombëtare. Do të kemi ekspert të fushës, nga Gjermania. Projekti përfshin seminare e punëtori”, ka njoftuar ai.

Përgjegjëse për turizëm në Komunën e Prishtinës, Lindita Cervadiku-Dibra, deklaroi se në kioskun informativ i vendosur në qendër të Prishtinës, turistët mund të informohen përmes hartës për lokacionet në vend.

Cervadiku-Dobra potencoi se nga gushti e deri në dhjetor të vitit 2019 këtë kiosk e kanë vizituar 2000 mijë turistë.

Por, ajo s’ka përjashtuar se në këtë kioskë përafrohen edhe qytetar për gjetjen e ndonjë lokacioni në kryeqytet.

“Kiosku informativ punon që 1 vit e gjysmë. Është punë e qëlluar dhe e nevojshme për Komunën e Prishtinës. Do të jetë edhe me i qasshëm për turistët. Numri i turistëve lëviz sipas stinëve. Gjatë dimrit është me i ulët derisa gjatë verës më i madh. Nga gushti deri në dhjetor 2000 turistë të afruar te kiosku. Por afrohen edhe njerëz lokal të cilët nuk i dinë ndonjë lokacion të ministrisë ose diçka tjetër”, ka thënë ajo duke shtuar se duhet të punohet me tepër në promovimin e aktiviteteve kulturore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme