Mbahet premiera e filmit të ri Star Wars

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 12:25 | Nga

Premiera e filmit Star Wars: The Last Jedi, është mbajtur me një ceremoni në Los Anxhelos, derisa shumë njerëz kanë shikuar aktorët e filmit në tepihun e kuq.

Kjo është premiera e serisë së tetë të Star Wars.

The Last Jedi do të fillojë të shfaqet për publikun më 15 dhjetor dhe pritet të jetë një prej krijimeve më fitimprurëse të këtij viti.

Ekspertët e industrisë filmike kanë parashikuar që vetëm në vikendin e parë, shifrat e fitimeve të arrijnë në 200 milionë dollarë.

Filmi i parë Star Wars është realizuar më 1977.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme