Mblidhet KD i Teatrit “Adriana Abdullahu”, Nexhat Xhokli zgjidhet kryetar

Ferizaj | 30 Kor 2018 | 19:43 | Nga

Pas vendimit ditë më parë të kKryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj , kjo strukturë mbajti mbledhjen e parë konstituive me ç’rast me pajtueshmërinë e plotë të anëtarëve të kësaj strukture, drejtimi i këtij Këshilli i’u besua aktorit ferizajas, Nexhat Xhokli.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishin edhe problemet financiare të institucionit, mungesa e rregullativës ligjore në nivel lokal që organizon punën e institucionit, rregullimi i statusit të aktorëve dhe programi i Teatrit “Adriana Abdullahu”, investimet e nevojshme teknike, krijimi dhe mirëmbajtjen e fondusit të institucionit si dhe një varg çështjesh që pengojnë funksionimin normal të institucionit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj u shprehën të gatshëm të vënë në binarë të funksionalitetit dhe transparencës, institucionin më të lartë kulturor në nivel lokal, duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm me gjithë komunitetin, vendimmarrësit lokal e qendror, biznesin privat dhe institucionet homologe në qendra tjera anembanë vendit, për të siguruar aktivitet të vazhdueshëm dhe mirëfunksionim të institucionit.

Me dakordimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, prioritare u vlerësua hartimi i Statutit të Teatrit “Adriana Abdullahu”, si dhe rregulloret bazë që lehtësojnë organizimin e institucionit konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme