Mbulohet murali “Kamarieri” – identifikues për Ferizaj, reagon MuralFest Kosova

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

MuralFest Kosova ka reaguar pas mbulimit të muralit “Kamarieri” në Ferizaj për arsye komerciale.

Në reagimin e në Facebook thuhet se ky mural, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt.

Reagimi plotë:

Murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt!

Mural Fest Kosova shprehë shqetësim të thellë kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, gjë që e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij.

Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre.

Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga Murali Kamarieri dhe të merren masa për parandalimin që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.

Stafi i MuralFest Kosova.

Të ngjashme