Mbyllet thirrja për filma nga Anibar Festival, numër rekord aplikimesh

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 15:54 | Nga

Festivali Ndërkombëtari Filmit të Animuar Anibar ka mbyllur thirrjen për filma me 30 prill.

Kjo thirrje për filma ka rezultuar të jetë më e suksesshmja deri tani, pasi që festivali ka pranuar 2764 filma në total, një ngritje prej 40% nga viti i kaluar. Më së shumti filma kanë dërguar film bërësit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, dhe Franca.

Duke konsideruar ngritjen e numrit të projekteve që duhen vlerësuar, komisionit për zgjedhës të filmave do t’i shtohen anëtarë në mënyrë që përzgjedhja e filmave të përfundojë me kohë. Programi i plotëifilmave të festivalit Anibar do të publikohet në muajin qershor. Datat e festivalit për vitin 2017 janë 14-20 gusht.

Anibar falëmnderon secilët që kanë dërguar filmat e tyre, dhe i uron sukses në procesin e përzgjedhjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme