Me muzikë kundër luftës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Marina Bondas është violiniste që u është kthyer udhëtimeve në vendlindjen e saj në Ukrainë për të bërë muzikë për popullin e saj. Është pjesë e një përpjekjeje për të rikthyer aktivitetet e mirëfillta kulturore në rajonin e trazuar.

Marina Bondas ëndërron në dritaren e banesës së saj në Berlin, teksa tymos me nervozë një cigare, duke kujtuar shaka të humorit të zi që i kishte dëgjuar si fëmijë në Ukrainën lindore. Nuk kishin kaluar shumë çaste prejse po rrëfente hareshëm përvojat e saj nga koncertet që kishte mbajtur në rajon e Donetskut dhe për organizatën e saj bamirëse në Gjermani.

Si shumë qytetarë të Donbasit në Ukrainë, dhe sidomos fëmijët të cilët po rriten në kohën e krizës, Bondasi thotë se vendlindja e saj ka bërë një pakt djalli me realitetin e luftës në vendin e saj të prejardhjes, duke negociuar ditët e qeta me bombardimet e pafundme.

Por prapa anglishtes së saj me telashe është një njeri me dinjitet njerëzor dhe integritet profesional. Ajo është një artiste që vjen nga Evropa Lindore, dhe pjesa më e madhe e punës së saj është një dhuratë që nuk mund të shijohet në rajonin e trazuar.

Bondas, lindur e rritur në Kiev dhe violiniste në Orkestrën e Simfonisë së Radio-Berlinit, nisi të udhëtonte fillimisht në rajonin e prekur nga lufta në Ukrainë për të performuar për banorët e saj pas valës së Euromaidanit (një valë pakënaqësie civile që nisi më 2013), shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Sot ajo është kthyer për të mbajtur koncerte në shtëpi private, nëpër qendra tregtare, spitale, jetimore dhe qendra refugjatësh, ku muzika shpesh ndihmon që t’u merret ana jehonave e shpërthimit të predhave.

Koncertet e Bondasit jepen shpesh për audienca të vogla prej jo më shumë se 20 shikuesish. Megjithatë ato kanë rrokur vëmendjen e shumëkujt në vend, madje edhe të presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, i cili i ka ndarë asaj një medalje për punën e saj më 2016.

Koncertet shpesh i mban edhe nëpër shtëpitë e njerëzve që i takon krejt rastësisht rrugës, dhe gjithnjë synon që koncertet të mbahen në zona që janë prekur nga lufta në rajonet lindore të vendit./Koha.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme