Mediet do të paguajnë taksa vjetore për muzikën e transmetuar

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është nënshkruar marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtat e autorit.

Ministri Kujtim Gashi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po krijohet një sistem i ri edhe për autorët e këngëve edhe për producentët e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Tash e tutje puna e tyre do të kompensohet. Jam i lumtur që pas një periudhë të gjatë prej 5 vitesh kemi arrit ta përfundojmë këtë. Jam i lumtur që ky moment është solemn edhe për producentë edhe për mediumet”, tha kreu i MKRS-së.

Florent Boshnjaku, nga Shoqata për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, shprehu bindjen se marrëveshja do të ndikojë në zhvillimin e tregut muzikor.

“Ky proces do të hap shumë rrugë të mëdha për zhvillimin e tregut muzikor, por edhe mediumet e që i transmetojnë”, tha Boshnjaku.

Fazli Veliu, nga Instituti i Medieve të Kosovës, shpreson që mediet do ta respektojnë marrëveshjen.

Të ngjashme