Melihate Qena: Të rrënosh një godinë teatri është si t’i fshish të gjitha kujtimet

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artistë e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para Teatrit Kombëtar në Prishtinë në shenjë solidariteti me kolegët e tyre në Shqipëri dhe për të shprehur indinjatën për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar atje.

Në një prononcim për Ekonomia Online, aktorja Melihate Qena ka thënë se shembja e teatrit është shembja e kujtimeve të njerëzve, e përjetimeve e dhimbjeve, e mijëra provave dhe shfaqjeve të cilat janë përgatitur me mund nga artistët.

Mes tjerash, Qena tha se të rrënosh një godinë teatri është si t’i fshish të gjitha kujtimet.

“Të shembësh godinën ku kanë kaluar vitet më të mira aty ku kanë kaluar jetën. Kanë nisur si 18-vjeçarë e kanë dalë si 80-vjeçarë… Dhe t’i fshish krejt kujtimet ajo është më shumë se e dhimbshme. Duhet ndërtuar sa më shumë teatro. Tirana është shumë e madhe dhe mund të ndërtojnë edhe më shumë teatro. E kanë potencialin”.

“Nipat e mbesat duan të shohin ku ka punuar gjyshi e gjyshja. Teatri ka ekzistuar në kushte shumë të vështira. Ti po rrënon diçka që ekziston, dhe po ndërton diçka që tek duhet për t’ia filluar. Ka vende tjera ku mund të ndërtohen teatro të tjera”, shtoi ajo.

Të ngjashme