MKRS-ja ndan çmimin “Azem Shkreli” dhe ato vjetore për letërsi

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 14:48 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera vjetore për letërsi.

Kryetari i Jurisë profesionale, Agim Vinca tregojë arsyet e ndarjes së çmimeve për artistët letrar.

Ai tha se juria ka marr vendim për çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet poetit Adem Gashi.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore  “Azem Shkreli”, i jepet Adem Gashit.

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, i jepet Mehmet Krajës për romanin “Liria Ime”

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, i jepet Xhevdet Bajrajt për librin “Burri që lozte me engjëjt”,

Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”, i jepet Shaip Grabovcit për dramën për fëmijë “Zëra nga Vitrina”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”, i jepet Blerina Rogova-Gaxhës  për studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i jepet Col Mehmetaj për përkthimin e veprës “Meditime” të Mark Aurelit.

Të ngjashme