MKRS-ja themeloi çmimet për trashëgimi kulturore

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 16:28 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në pajtimin me rregulloren 02/ 2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive, si dhe nenit 38, paragrafi 6, të Rregullores së Punës së Qeverisë, nxjerr rregullore për dhënien e çmimit për veprimtari në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”, çmimit vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, çmimit vjetor për vepër shkencore “Zef Mirdita” dhe çmimit vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”.

Këto çmime themelohen me Rregulloren 09/2016, me çka përcaktohen kriteret dhe procedurat për dhënien e çmimeve të lartëshkruara.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Rregullorja specifikon procedurat e konkurrimit për çmimet në fushat specifike, si dhe mënyrën e dhënies së çmimeve, e cila bëhet nëpërmes jurisë profesionale që e themelon ministria.

Çmimet kanë vlerë financiare, si vijon:

Çmimi për Veprimtari Jetësore në Fushën e Trashëgimisë Kulturore “Dea Dardanicae” shpërblehet me 5 mijë euro;
Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta “Shtjefën Gjeçovi” shpërblehet me 2 mijë e 500 euro;
Çmimi Vjetor për Veprën Shkencore “Zef Mirdita” shpërblehet me 2 mijë e 500 euro;
Çmimi vjetor për Menaxhim Institucional “Muhamed Shukriu” shpërblehet me 2 mijë euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet këtyre çmimeve, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme