MKRS jep mbështetje për 167 të rinj përfitues përmes granteve për start-up

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bazë të Vendimit nr.903/2020, në thirrjen publike për mbështetje financiare publike për rritjen e punësimit përmes granteve start-up, ka bërë vlerësimin e aplikacioneve të pranuara nga aplikuesit dhe ka përzgjedhur gjithsej 167 përfitues.

Këto aplikime kanë ardhur si rrjedhojë e trajnimeve që MKRS ka mbështetur në fushën e ndërmarrësisë për të rinj, ku të rinjtë pas trajnimeve për ndërmarrësi kanë pasur mundësi që pastaj të aplikojnë për grante të ndryshme përmes thirrjes publike të hapur nga MKRS.

Në komplet fushën e ndërmarrësisë janë trajnuar 755 të rinj në trajnime profesionale për përgatitje për treg të punës, 500 për trajnime në ndërmarrësi.

Numri i të rinjve të trajnuar e ka tejkaluar numrin e paraparë prej 400 sa parashihej duke shkuar në 1255.

Ky është numri më i madh i granteve start-up që ka përkrahur MKRS ndonjëherë. Ministrja Dumoshi me këtë rast uron të gjithë përfituesit dhe shprehet shumë e lumtur që si Ministri kanë arritur të përkrahin kaq shumë të rinj dhe të kontribuojnë në ngritjen e tyre profesionale.

Këtu e gjeni listën e përfituesve të këtyre granteve të publikuar si vijon:

Të ngjashme