MKRS tërheq Projektligjin për Kinematografinë

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 11:55 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka tërhequr Ligjin për Kinematografinë, i cili ishte në rend dite të diskutohej në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Kujtim Shala tha se ka pasur ankesa nga komuniteti artistik se ky draft e pengon zhvillimin e kinematografisë. “Mendojmë se ne ende mund të punojmë që ligji të përmirësohet dhe të jetë më i dobishëm” tha Shala, në seancë.

Por, kundër këtij vendimi ka reaguar deputeti Nait Hasani, i cili kryeson Komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ai tha se ministri po zmbrapset dhe po e legalizon krimin në kulturë.

Të ngjashme