More Raça në “Berlinale Talents” pret përkrahje për projektet e reja

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Shkurti do të jetë muaj i kthesave të mëdha në karrierën e filmbërëses së re More Raça, e cila do t’i nisë xhirimet e filmit të gjatë debutues, duke synuar të hapë dyer të reja me prezantimin në “Berlinale Talents”. Festivali i njohur i filmit të martën ka zbuluar listën me emrat e pjesëmarrësve në seksionin që titullohet “Talentet e Berlinales” dhe Raça është e vetmja shqiptare e përfshirë në mesin e 250-ve.

“Profesionistë të filmit nga 77 vende do të mblidhen në ‘Berlinale Talents’ për të shkëmbyer ide, për të vënë kontakte dhe për të zhvilluar tutje projektet e tyre më të reja. Grupi i sivjetmë përbëhet nga 141 femra dhe 109 meshkuj dhe është ekstremisht divers në aspekt social, kulturor dhe artistik”, është shkruar në komunikatën e publikuar në uebfaqen e Festivalit të Filmit në Berlin. Edicioni i 69-të me radhë i “Berlinales” do të mbahet prej 7 deri më 17 shkurt.

“Në ‘Berlinale Talents’ jam përzgjedhur si regjisore, nga rreth 4 mijë aplikues. Kisha nderin të jem pjesë e dhjetëra regjisorëve të përzgjedhur. ‘Berlinale Talents’ është një event shumë i rëndësishëm për kineastët e mbarë botës dhe aty do të kem mundësinë të jem pjesë e punëtorive dhe ta prezantoj punën time”, ka thënë Raça.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme