Mungon drejtori, Kuvendi i Prishtinës s’diskuton për Muzeun dhe Qendrën Kulturore

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 15:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shqyrtimi i projekt-statusit i Muzeut të Prishtinës dhe ai i Qendrës Kulturore janë shtyrë për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal. Kjo është bërë për shkak të mungesës së drejtorit të Kulturës, Yll Rugova, raporton Ekonomia Online.

Para se të merrej vendimi për shtyrjen e mbledhjes, Osman Bllaca, auditor i komunës, bëri të ditur se Muzeu do t’i ketë degët e saj të pavarura nga institucioni kryesor.

“Do te jetë institucioni kryesore me degët e pavarura nga institucioni. Mjetet i ka siguruara nga komuna si dhe do te marrë donacione si të hyra vetanake. Organ udhëheqës do të jetë Këshilli Drejtues prej 5 anëtarësh”.

Asamblisti Halim Halimi nga LDK, prezantoi vërejtjet e tij sa i përket këtij projekt-statuti.

“Neni 4 rregullon degëzimin e Muzeut, Kuvendi ka vendosur të themelojë një muze komunal dhe jo 10. Dega komunale mund të ketë disa degëzime, por ka një vulë dhe logo”.

“Mendoj që është gabim. Neni 10, drejtoria e Kulturës emëron dhe shkarkon Këshillin Drejtues. Duhet ta merrni modelin e institucioneve shkollore. Në vendim duhet të thuhet themelohet muzeu i Prishtinës dhe jo muzeu i qytetit”.

Ndërsa Blerand Stavileci, nga PDK tha se duhet të kihet kujdes në gjuhën e përdorur në dokumentet.

“Kam ma tepër ndërhyrje të karakterit gjuhësor. Kryetar, drejtor, ministër, sekretar aplikues duhet në këto dokumente që këtu nuk ka gjini”.

Ndërsa Vala Peshku, nga PSD propozoi që projekt-statuti për Muzeun dhe për Qendrën Kulturore të shtyhet për mbledhjen tjetër.

“Mendoj që edhe këtë edhe propozimin tjetër me shty për mbledhjen tjetër kur të vjen Ylli me prezantua. Duhet me ardhur me na u arsyetuar e me na u përgjigj në pyetjen”.

Të njëjtën kërkesë e pati edhe asamblisti nga AAK, Fadil Gashi, raporton EO.

“Kërkojmë që edhe kjo pikë të shtyhet për shkak se nuk është drejtori prezent”.

Ndërsa Egzon Azemi, nga VV-ja “thumboi” përsëri asamblistët e Partisë Social Demokrate.

“Po më vjen mire që asamblistët e PSD e luajtën pak rolin e opozitës. Po më vjen mirë që më në fund u treguan asamblistë se deri tash kenë diçka tjetër”.

Të ngjashme