“Muzeu i zemrave të thyera” këtë vit edhe në Kosovë

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 12:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian (EUICC) prezantoi para medieve ekspozitën në kuadër të “Museum of Broken Relationships” (Muzeu i Lidhjeve të Thyera) nga Zagrebi.

Muzeu i zemrave t’thyme erdhi në jetë prej një ekspozite udhëtuese që qarkonte rreth konceptit të lidhjeve të ndërprera dhe gërmadhave të tyre.

Vjosa Berisha nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ka thënë se këto organizime po bëhen për nder të ditës së Evropës e cila është më 9 maj, raporton Ekonomia Online.

Zyra e BE-së në Evropë ka organizuar aktivitete të ndryshme për ditët në vazhdim për nder të kësaj dite.

“Kjo është një Konferencë që hap ecurinë për ditët e Evropës për të kulmuar më 9 maj, kur është dita kryesore, “Dita e Evropës”. Qendra e BE-së ka bërë bashkëpunim me “muzeun e zemrave të thyera”, po vjen në Kosovë me një edicion special me eksponate nga Kroacia, është përkrah nga zyra kroate dhe nga zyra e BE-së në Kosovë”.

Në këtë konferencë për media ishin ekspozuar 6 eksponate të muzeut kroat “Muzeu i zemrave të thyme”, ndërsa hapja solemne e më shumë eksponateve do bëhet sot në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Këtu janë ekspozuar 6 eksponate të “Muzeut të zemrave të thyera”, ndërsa sot më 3 maj në Muzeun Kombëtar bëhet hapja solemne në ora 18:00”.

Një ndër aktivitetet kryesore për nder të ditës së Evropës është koncerti i tenorit shqiptar Ramë Lahaj, i cili është ftuar me ftesë speciale nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Sipas Vjosa Berishës, Aktivitetet e tjera në ditët në vazhdim janë:

– Të shtunën me datë 5 maj, do të organizohet një workshop me aktivitetet e artit për nxënësit e shkollave. Kjo do të ndodhë edhe në Mitrovicën e Veriut;

– Më 7 maj do të bëhet lansimi i fushatës së arsimit cilësor në Mitrovicë në kolegjin IBCM, do të jetë prezente ambasadorja;

– Më 7 maj në ora 13:00 në Mitrovicë të Veriut, në ora 16:00 në EUICC, Ekspozita e posterave ka qenë një garë për posterat më të mirë të dizajnuar, dhe

– Eventi kryesor me datë 8 maj ora 20:00, është akiviteti kryesor ku është ftuar tenori i njohur Ramë Lahaj, do mbajë një koncert, në amfiteatrin e Institutit të Historisë dhe Albanalogjisë. Ramë Lahaj është ftuar me ftesë speciale nga ambasadorja Apostolova, dhe koncerti i tij ka një moto: “Evropa në zemrën e tij, krenaria e Kosovës”.

Dražen Grubišic nga Kroacia, udhëheqës i “Muzeut të Zemrave të thyme”, tha se kanë vazhduar më tutje për shpalosjen e historive të tyre pasi që kanë takuar njerëz të ndryshëm me histori të tillë.

“ Pas ekspozitës së parë që filloi me historitë tona dhe me të miqve tanë, vazhduam tutje. Mirëpo e vëmë re se të gjithë kanë një histori të tillë dhe e vazhduam idenë edhe më tutje. Kështu që nëpër të gjitha vendet ku kemi qenë kemi parë shumë ngjajshmëri, mirëpo të gjitha janë njëkohësisht të ndryshme”.

Sipas tij, janë dy mënyra të dhurimit të gjësendeve të ndryshme që lidhen me një lidhje të cilën e keni humbur, raporton EO.

Të ngjashme