Naser Shatrolli zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Naser Shatrolli është zgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këshilli Drejtues i Teatrit pasditen e së enjtes ka vendosur që Shatrolli ta merre drejtimin e institucionit pesë muaj pasi këtë pozitë e mbante si ushtrues detyre.

Pas intervistave të së mërkurës sipas vlerësimit të anëtarëve të këshillit, Shatrolli ka lënë prapa dy kandidatët tjerë, Kushtrim Sheremetin dhe Blerim Krasniqin.

Prej majit të vitit 2016, ai është zyrtar për biblioteka në Ministrinë e Kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme