“Nata e Bardhë”, ngjarje tjetër e rëndësishme kulturore në Prizren

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Franceze ka mbajtur konferencë për media lidhur me “Nuit Blanch” e cila do të mbahet më 14 shtator në Prizren, raporton EkonomiaOnline.

Drejtoresha e Aleancës Franceze Sophia Veyrier, tha se ky aktivitet do t’i japë shumë Prizrenit dhe do ta vendos Prizrenin në një pikë të lartë të Evropës.

“Do të prezantoj programin e ‘Natës së Bardhë’ e cila do të mbahet me 14 shtator në Prizren. Është një aktivitet kulturor i cili organizohet çdo vjen në qytetin e Parisit. Duke marr parasysh ‘Nata e Bardhë’ ka filluar në Paris , ka qenë 3 qytete të ndryshme të botës dhe së fundmi është në qytetin e Prizrenit. Është shumë me rëndësi qe komuna e Prizrenit ta ketë ‘Natën e Bardhe’ dhe të ketë pjesë e aktivitete institucionale”.

“‘Nata e Bardhë’ është një produkt i nënkryetarit të Parisit Kristof Gerard i cili e ka themeluar në vitin 2002 dhe e ka shpërndarë në 30 qytete të botës. Është një bashkëpunim artistik i cili do t’i jep shumë Prizrenit me këto aktivitete dhe do ta vendosë Prizrenin në një pikë të lartë të Evropës”, tha ajo.

Ajo shtoi se për herë të parë kjo po ndodh në Ballkan, teksa falënderoi Komunën, Ambasadën Franceze dhe MPJ-në për mbështetjen.

“Duke marr parasysh rëndësinë e projektit ne kemi marrë mbështetjen e disa institucioneve. Duhet ta falënderojmë komunën e Parisit, komunën e Prizrenit dhe Ambasadën e Francës në Kosovë, Ministrin e punëve të jashtme të Kosovës dhe fondacionin Lumbardhi. Për Aleancën Franceze është shumë mirë së për herë të parë po e organizon këtë në Ballkan. Dhe kjo i mundëson lidhje Francës dhe Kosovës.”

Zyrtar për kulturë në Ambasadën e Francës, Valon Ibraj, tha se kjo i mundëson Kosovës të del në hartën e botës bashkë me 30 shtete të tjera.

“Kjo ka qenë iniciativë e komunës së Parisit që ka nënshkruar me komunën e Prizrenit. Dhe ne jemi të kënaqur që kemi pas këtë urë lidhëse dhe është me rëndësi qe Kosova të jetë në hartën e këtyre 30 vendeve”, tha ai..

Blerta Hoçia, Kordinatore Artistike në Prizren, dha detaje rreth këtij aktiviteti.

“Tema e këtij edicioni është ‘Qyteti i hapur’ pra qyteti i të gjithëve. Ajo çka po i ndodh qyteteve sot është e ngjashme me një situatë alarmuese ku nuk po respektohet trashëgimia kulturore. Në këtë edicion të parë ne po synojmë ta jetojmë qytetin ndryshme. Rruga kryesore nga Ura e kaltër dhe deri tek Hamami do të jetë e njerëzve dhe s’do të ketë makina. At do të ketë një pazar ku njerëzit do ti prezantojnë punimet e tyre artizanale , po ashtu do të ketë edhe pika muzikore. Në teqe do të lexohen poezi , ndërsa në katedrale do të ketë muzikë.

Të ngjashme