Ndahen çmimet e Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 09:34 | Nga

Do të bëhet ndarja e tri çmimeve. Sot mbahet ceremonia solemne për dorëzimin e çmimeve të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2016.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje do të dorëzohen tri çmime: Çmimi i parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” do t’i dorëzohet autorit, Ag Apollonit për dramën “Hamleti im”, çmimi i dytë për dramën “Bosh me rudha” të autores, Ulpiana Maloku dhe çmimi i tretë i dorëzohet, Brikena Sopit për dramën “Rropatje”.

Ceremonia zhvillohet në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ceremonia e do të mbahet në orën 15:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme