Ndahet nga jeta artistja Anita Take

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 20:23 | Nga

Është ndarë nga nga jeta në moshën 83-vjeçare këngëtarja e mirënjohur Anita Take. Mësohet se artistja ka ndërruar jetë në banesën e saj. Ajo është dalluar për zërin e saj melodioz dhe të ëmbël.

Anita Take ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Në gjithë karrierën e saj ajo ka bërë vetëm një CD me 20 këngë, të cilat janë nga perlat e krijimtarisë virtuoze të Agim Prodanit.

Anita Take është ngjitur në skenë para 50-vjetësh. E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër.

Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë. Debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind vjet muzikë ” në Tv Klan, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme