Ndahet nga jeta “Hitleri”

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 77-vjeçare në Zyrih, aktori Bruno Ganz.

Ai ishte një aktor i madh i kinemasë dhe i teatrit, shumë i dashur për publikun ndërkombëtar dhe i vlerësuar nga kritika.

I paharrueshëm mbetet interpretimi i diktatorit nazist, Adolf Hitler në filmin ”Rënia”, i vitit 2004. Kujtohen gjithashtu edhe filmat e tij “Miku amerikan”, 1977, dhe ”Qielli mbi Berlin”, 1987.

Ganz punoi me regjisorë si Eric Rohmer, Volker Schloendorff e Werner Herzog. Ganz ishte djali i një punëtori zviceran dhe i një nëne italiane.

Të ngjashme