Ndahet nga jeta këngëtari nga Malësia e Madhe

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 19:21 | Nga

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj, në moshën 48-vjeçare.

Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit 48-vjeçar është bërë një infarkt.

Këngëtari sapo kishte dalë nga shtëpia kur nuk është ndier mirë, dhe ndonëse i është dhënë ndihma e menjëhershme ka qenë e pamundur të parandalohet më e keqja.

Së fundmi ai mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe.

Delaj është vlerësuar si një këngëtar i spikatur, sidomos i këngëve popullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme