Në 82-vjetorin e lindjes promovohen dy libra për Adem Demaçin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 12:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Institutin Albanologjik, janë promovuar dy libra e përgatitur nga Selatin Novosella “Viti i Adem Demaçit” dhe “Demaçi- njeri i lavdisë”, me rastin e 82-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçi, raporton Ekonomia Online. Për shkak problemeve shëndetësore Demaçi nuk ka qenë i pranishëm në përurimin e këtyre librave.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi tha se libri “Viti i Ademit” përfshinë të gjitha aktivitetet që u mbajtën në vitin 2016 i cili u shpall si viti i Adem Demaçit.

“Sikundër e dini, viti 2016 u shpall viti i Demaçit dhe atë vit u organizuan një varg aktivitetesh. Pasi përfundoi ky vit ne bëmë një vlerësim të punës që është bërë. Unë i propozova Selatinit që të bëhet një broshurë, dhe ai këto ide i transformoi dhe e botoi një libër për të gjitha ato aktivitete që u mbajtën”.

“Nga të gjitha këto aktivitete fokus ishte vepra dhe jeta e Adem Demaçi. Ky libër nuk është udhëzues për të gjitha aktivitetet që janë mbajtur. Janë bërë përpjekje të mëdha që të sistemohen të gjitha aktivitetet në një libër”, tha ai.

Berat Luzha, ish-kryetar i shoqatës së të burgosurve, tha se Selatin Novosella i ka kushtuar libra e ekspozita për jetën dhe veprën e Adem Demaçit.

“Në librin viti i Adem Demaçit në mënyrë kronologjike shpallet veprimtaria e aktiviteteve që u mbajtën në vitin 2016z Selatini është dalluar si publicist i Adem Demaçit. Selatini ja ka kushtuar bacës dhjetar libra dhe ka organizuar hapje të ekspozitave tematike për jetën dhe veprën e Adem Demaçit. Nga libri mësojmë se gjatë vitit 2016 janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Ekspozita për jetën e veprën e Adem Demaçit janë hapur në konsullatat në Zyrih e Shtutgart”, tha ai.

Shyqeri Galica, përfaqësues e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, tha se personaliteti i Adem Demaçit paraqet forcën dhe dashurinë për atdheun.

“Adem Demaçi nuk e ka forcën që kishte por ka veprën. Duke ndjekur veprën e tij Selatini ka dalë me libra të reja të cilat kanë folur për jetën e tij. Botimi që kemi në dorë tani është një përmbledhje e vlerësimeve të më shumë se 200 autorëve për jetën e veprën e atdhetarit Adem Demaçit. Duke menduar ta bënte më të plotë portretin e Demaçit autori në një kapitull ka dhënë analiza, ku kjo pjesë e bënë më interesant librin”, tha ai.

Selatin Novosella, autor i librave “Viti i Adem Demaqit” dhe “Demaqi-njeri i lavdisë” tha se ky është përurimi më domethënës në jetën e tij.

“Libri i fundit e kemi shkruar minimum mbi 35 autor që jemi këtu. Ky libër është i juaji, e keni shkruar ju dhe e keni portretizua ju nga këndi juaj bacën Adem. Këtë libër e kam pasur nëpër dorë më shumë se 10 vite. Siç e thotë edhe Avni Dehari ‘Lum ai popull qe ka një Adem Demaçi’”.

Demaçi u lind më vitin 1936, ai vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës. Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut për pesë vite nga viti 1990 deri 1995.

Kurse gjatë periudhës 1998 deri në vitin 1999, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së, gjithashtu ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2005-2007.

Të ngjashme