Në Bibliotekën Kombëtare rrezikohen mijëra ekzemplarë

Prishtinë | 27 Nën 2016 | 08:29 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë e cila këto ditë po shënon edhe 72-vjetorin e themelimit të saj po përballet me vështirësi të ndryshme, duke filluar nga infrastruktura ndërtimore deri tek ajo e përmbajtjes së librave dhe mungesa e punëtorëve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj biblioteke Fazli Gajraku, tregon edhe për dëmet të cilat janë të shpeshta gjatë të reshurave të rrëmbyeshme, duke dëmtuar librat nga uji dhe lagështia që krijohet brenda hapësirave.

Në këtë objekt kulturor kërkohet investim i menjhershëm nga ana instituconale. Pjesa kryesore që nevojitet është investimi në infrastrukturën e bibliotekës, pasi që mijëra ekzemplarë nuk janë në vend të sigurt.

“Ajo që është për ta veçuar është se gjatë kësaj kohe kur ka vërshime dhe ujë brenda, krijohet një situatë lagështie, një situatë e papërshtatshme e lagështisë dhe temperaturës. Në një ambient të tillë dhe situatë të tillë librat mund të fillojnë edhe të dëmtohen”, ka thënë Gajraku, i cili kujtoi që kjo bibliotekë është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gajraku ka thënë se kjo bibliotekë ka histori të dhimbshme të zhvillimit të saj, e cila ka arritur të shpëtojë zhdukjen e shenjave kulturore që nga themelimi i saj.

“Nga viti 1944 periodikisht pothuajse çdo decenie ka pasur një tundim, një përpjekje për ta degraduar punën e Bibliotekës Kombëtare, për t’ia fshehur shenjat kulturore të saj. Kjo bibliotekë ka mbijetuar nëpër këto situata të vështira si në kuptimin politik njëjtë edhe në kuptimin ideologjik, siç ka kaluar edhe Kosova”, ka thënë Gajraku.

Kjo bibliotekë ka frekuenitm të madh të studentëve, sidomos në afatin e provimeve që brenda dite pret deri në 2 mijë vizitorë.

Ai tregon se cili institucion ndërkombëtar në Kosovë e mbëshetet vazhdimisht, për investimet që do t’i bëjë në bibliotekë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe se sa është i pasur arivi i saj me ekzemplarë të ndryshëm.

INTERVISTA E PLOTË:

EO: Biblioteka Kombëtare, e cila po shënon 72 vjetorin e saj, a mund të na tregoni se cilat janë peripecitë dhe vështirësitë e saj gjatë kësaj periudhe?

Gajraku: Po si të them, rastet e tilla siç është ky janë një rast i mirë me i ofru njerëzit me na dëgjuar dhe në fakt me pa realisht se çfarë punësh po bëhen dhe në çfarë sfida po kalon biblioteka. Natyrisht se e dinë të gjithë që ky institucion ka pasur një histori të dhimbshme të zhvillimit të vet. Nga viti 1944 periodikisht pothuajse çdo decenie ka pasur një tundim, një përpjekje për ta degraduar punën e Bibliotekës Kombëtare, për t’ia fshehur shenjat kulturore të saj, dhe po vjen tashmë kjo kohë në të cilën ne po flasim. Mund të themi se kjo bibliotekë ka mbijetuar nëpër këto situata të vështira si në kuptimin politik njëjtë edhe në kuptimin ideologjik, njëjtë siç ka kaluar edhe Kosova.

A ka ndodhur që në bibliotekën kombëtarë ndonjëherë të dëmtohen parcelat e librave?

Gahraku: Opinioni është i informuar domethënë prej kur është hapur kjo bibliotekë ka pasur telashe me disa pjesë të funksionalitetit të saj, domethënë nuk ka pas drenazhim të mirë dhe ne siç ju tashmë e dini, kur ka shira të rrëmbyeshëm mund të hyjnë këta shira brenda dhe neve na sjellin shumë telashe për ta mbrojtur dhe përballuar këtë lloj vërshimi. Nuk ka pasur dëmtime të mëdha, kurse ajo që është për t’u veçuar është se gjatë kësaj kohe kur ka vërshime dhe ujë brenda si të them, krijohet një situatë lagështie, një situatë e papërshtatshme e lagështisë dhe temperaturës. Në një ambient të tillë dhe situatë të tillë librat mund të fillojnë edhe të dëmtohen

EO: Sa keni mbështetje financiare prej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit?

Gajraku: Po natyrisht, Ministria e Kulturës tashmë ka në agjendën e vet këtë problem ta përfundoi, presim që gjatë këtij viti të hartohen projektet, të studiohen mirë edhe pastaj të vazhdojnë investimet që i bie që vitin e ardhshëm ose që në fillim të vitit 2018 me filluar, që në mënyrë radikale me bë ndërhyrje pasi që janë të domosdoshme në bibliotekë.

EO: Sa është numri i studentëve të regjistruar dhe librave që ju posedoni?

Gahraku: Numri i studentëve të regjistruar është i lëvizshëm, domethënë ne periodikisht kemi rritje të regjistrimit të studentëve sidomos në afatin e tetorit, nëntorit kur vijnë studentët e rinj, dhe ka frekuentim sidomos gjatë afateve të provimeve.  Mund të them se 1 mijë deri në 2 mijë studentë brenda ditës frekuentojnë, shërbehen dhe akomodohen në sallat e leximit të kësaj biblioteke.

EO: Cilat janë kushtet që ofron për studentët të cilët frekuentojnë Bibliotekën Kombëtare?

Gajraku: Këto kushte janë relativisht të mira. Para një viti Ministria e Kulturës ka bërë një investim në sistemin e klimatizimit dhe hapësirat kryesore të leximit sot janë kur edhe ngrohja edhe ventilimi funksionojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

EO: Ju thatë që keni mbështetje nga Ministria e Kulturës, por sa keni mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, por edhe institucione tjera ndërkombëtare?

Gajraku: Ne partner tonin kryesor kemi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pothuajse nga paslufta ambasada ka vazhduar t’i rri përkrah këtij institucionit edhe me investime edhe në pjesën e shërbimeve për të krijuar njerëz që t’i përgjigjen këtyre sfidave me të cilat biblioteka do të duhet të ballafaqohet sot si kulturë bibliotekare.

EO: Sa është i pasur arkivi i Bibliotekës Kombëtare?

Gajraku: Siç thash edhe ma lartë janë rreth 2 milionë  ekzemplarë që biblioteka tashmë i ka në fondin e vet.

Lexo më shumë:

Të ngjashme