Në Ditën e Evropës hapet “Chopin Piano FEST Prishtina” – Performon pianisti i famshëm, Martin Garcia Garcia

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 20:34 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëri ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës klasike në Kosovë, “Chopin Piano FEST Prishtina”, është hapur sonte për nder të 9 Majit, Ditës së Evropës, me koncertin e pianistit të famshëm botëror Martin Garcia Garcia, raporton Ekonomia Online

E veçantë tjetër e edicionit të sivjem të “Chopin Piano FEST Prishtina”, është edhe pjesëmarrja e festivalit në programin SYNERGY të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes progamit Creative Europe.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shef i zyrës, Ambassador Tomáš Szunyog ka uruar ditën e Evropës por të njëjtën kohë ka përgëzuar të pranishmit për këtë aktivitet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti, ka thënë se aktivitete të tilla janë të mirësëardhura për institucionin që ai e drejton.

Ai ka ofruar këtë mbështetje derisa Kosova ta ketë sallën koncertale.

“Për Universitetin e Prishtinës, ngjarjet si kjo sjellin freski dhe ndihmojnë në pasurimin e jetës kulturore për studentet dhe mësimdhënësit. UP-ja e ka mbështet organizimin edhe më forma të tjera dhe mbështetja do i ofrojmë deri sa të bëhet salla koncertale. Edhe këtë vit krahas artistve që kanë marrë pjesë marrin pjesë edhe artist të rinj që për herë të parë e vizitojnë Kosovën”.

E për mungesë të sallës koncertale, folu ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Ai ka thënë se shpreson që edicionet e radhës të bëhen në kushte më të mira dhe më profesionale.

“Është një nga ngjarjet që ka ndiu dhe kontribu që Kosova të futet në hartën botërore kulturore. Ky organizim nuk është vetëm një festival, ju nuk po bëni vetëm ngjarje por po bëni histori siç e keni bërë deri më tani. Shpresoj që edicionet e radhës do të bëhen në kushte më të mira dhe më profesionale”, tha Çeku

Profesoresha në Universitetin e Prishtinës, Besa Luzha, ka thënë se sfidë për ta mbetet mungesa e një salle koncertale, për të cilën shpreson se do të krijohet shumë shpejtë.

“Chopin Piano FEST Prishtina” – Edicioni i 12-të, do të vazhdojë deri më 8 qershor, duke sjellë para publikut kosovar më shumë se 15 koncerte, masterklase, punëtori, gara për instrumentistë dhe kompozitorë, dhe aktivitete të tjera kulturore.

Të ngjashme