Në Fakultetin Filozofik u mbajt ligjëratë për historinë e familjes Vlora

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 15:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Studime Sociale “Gnosis” ka mbajtur një ligjëratë me temë “Familja Vlora në dokumentet arkivore osmane” nga prof. dr. Abdulhamit Kırmızı.

Prof. Dr. Abdulhamit Kırmızı tha se është i lumtur që është këtu, por u shpreh i pakënaqur dhe i erdhi pak turp pasi që nuk ishte në gjendje të ligjërojë në gjuhën shqipe edhe pse shumica e hulumtimeve të tij janë për shqiptarët.

Ai tha se familjen Vlora nuk e konsideron si histori shqiptare e as turke, por si histori të Perandorisë Osmane, raporton Ekonomia Online.

“Sa herë që flas për këtë familje, për mua nuk është histori turke e as shqiptare, por është histori perandorike e Perandorisë Osmane që në një mënyrë ka qenë perandori e përbashkët e shqiptarëve, kurdëve, boshnjake, kërkezëve etj.”, tha Kırmızı.

“Problemi me këto tema studimore, trajtimin ose mostrajtimi i tyre në historinë tonë nuk ka qenë vetëm me regjimin komunist ose të Jugosllavisë, por ka të bëjë me historiografinë në sistem kombëtar”, tha Kırmızı.

Kırmızı tregoi për historinë e Mustafa Pashës, i cili ka qenë babai i katër vëllezërve dhe e ka përshkruar veten vetëm me babain e tij Bekir Beut, ndërsa djemtë e Mustafa Pashës ishin administratorë në disa krahina.

“Pas Luftës ruse, Bullgaria dhe Traktati i paqes së Berlinit ka qenë certifikatë e lindjes së principatës bullgare dhe u formua Bullgaria si principatë e pavarur dhe Feridi njëri ndër djemtë e Mustafa Pashës u emërua nënkomisar i principatës të sapothemeluar bullgare sepse ai i njihte çështjet e punëve të jashtme dhe ishte njohës i shumë gjuhëve të rajonit, Ferid Pasha dhe vëllëzërit e tij gjithashtu kanë qenë linguistë, njihnin shumë gjuhë”, shtoi Kırmızı.

Prof. Dr. Abdulhamit Kırmızı është historian i shquar dhe profesor universitar në Universitetin “Istanbul Şehir University” në Stamboll dhe është autor i shumë veprave dhe artikujve shkencorë. Si njohës i mirë i familjes Vlora, ai ka shkruar edhe librin voluminoz me titull “Ferid Pashë Vlora” si dhe ka botuar biografinë dhe kujtimet e Syrja Bej Vlorës në librin me titull “Shqipëria pasosmane (1912-1920)” i cili tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, raporton EO.

Prodekani në Fakultetin Filozofik, Muhamet Mala tha se Fakulteti dhe universiteti është duke u hapur ndaj studimeve dhe informatave të reja që vijnë e sidomos ndaj Turqisë që zotëron në vete një material nga shoqëria shqiptare.

Ndërsa, Blerim Halili nga Instituti Kosovar per Studime Sociale (GNOSIS), tha se ky është një takim i rëndësishëm për të folur për familjen Vlora, pasi që kjo familje, sipas tij, ka qenë një ndër familjet më me nam dhe se historia e tyre nuk është edhe aq e njohur dhe kjo ka qenë e padrejtë dhe mosnjohja e tyre ka qenë për shkaqe të ndryshme të lidhura me sistemin komunist në Shqipëri.

Të ngjashme