Në Ferizaj filluan “Ditët e Diasporës”

Ferizaj | 27 Kor 2018 | 11:05 | Nga

Me një koncert për fëmijë, të enjten mbrëma në bulevardin e qytetit të Ferizajt,kanë filluar “Ditët e Diasporës”. Manifestimi më pas ka vazhduar me një mbrëmje poetike të organizuar nga Klubi Letrar “De Rada”, me poetin kosovar Xhevdet Bajraj i cili jeton dhe vepron në Meksikë.

Bajraj, krijimet e tij i ka në gjuhën shqipe e spanjolle dhe është profesor në Universitetin e Mexico City-it.

Me këtë raat u prezantua krijimtaria e Xhevdet Bajrajt, si dhe janë lexuar poezi, ndërkaq lexuesit patën mundësi që të bashkëbisedojnë me poetin.

Në këtë mbrëmje mori pjesë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, artistë si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Manifestimi “Ditët e Diasporës” organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ndërkaq bashkatdhetarët tanë do të kenë rastin që deri më 4 gusht të ndjekin aktivitete nga më të ndryshmet të përgatitur enkas për ta.

Të ngjashme