“Në mes” nëpërmjet shtëpive që bashkojnë lidhjet me Kosovën

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Janë pesë vëllezër që pas nëntë vjetëve janë bërë bashkë në Kosovë. Janë mbledhur shkaku i një dasme. Të gjithë jetojnë e punojnë jashtë Kosovës. Duhet të ndodhë ndonjë alamet ngjarjeje që të gjithë përnjëherë të udhëtojnë drejt vendlindjes. Rrëfimi që shpalosin dhe fotografia e tyre përballë kamerës janë një copëz e historisë së familjeve kosovare, shkruan sot Koha Ditore.

Por megjithëse bëhet fjalë për një familje të vetme, imazhi i tyre shkon më tej. Shpërfaq gjendjen e një pjese të madhe të shoqërisë kosovare. Fenomeni i emigrimit, dashuria për Kosovën, shpresa për t’u kthyer një ditë, e shumë gjëra të tjera, dalin në pah nëpërmjet ndërtimit të shtëpive të njëjta. Janë aso shtëpish që bien në sy në cilëndo anë të vendit. Të njëjta deri në detaje. Simbolikat e tyre zbërthehen krejtësisht në filmin dokumentar “Në mes” të Samir Karahodës.

Pa narrator, vetëm me fjalitë e personazheve të pesë familjeve dhe pamjet me një fotografi tejet të pastër, filmi vizualizon një realitet që deri tash nuk është ekranizuar asnjëherë kësisoj as si koncept e as si mjeshtri teknike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme