Në Prishtinë për herë të parë mbahet gara e vallëzimit, shkolla “Ismail Qemajli” zë vendin e parë

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 19:32 | Nga Valbona Bytyqi

Shkolla “Ismail Qemajli”, ka fituar vendin e parë në garën joformale të vallëzimit të organizuar nga “Evolucion Dance”, me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit.

Çmimi i dytë për vallëzimin më të mirë e ka marrë shkolla “Xhemajl Mustafa”, ndërsa të tretin shkolla Meto Bajraktari”.

Për koreografinë më të mirë u vlerësua me çmim nxënësit e shkollës “ Faik Konica”, ndërsa për interpretimin më të mirë “Dardania”.

Tri shkollat fituese do të kenë mundësi të marrin leksione falas nga “Evolucion Dance”.

Dafina Rudi nga “Evolution Dance” tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të stimulojnë të rinjët që të merren sa më shumë me vallëzim.

Ajo bëri të ditur se shkollat të cilët do vlerësohen më së miri nga juria do të përfitojnë leksione falas në akademinë Evolution.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të tubohen sa më shumë njerëz dhe të promovohet vallëzimi. Çdo vit mbledhim shkolla të ndryshme karakteristikë për këtë vit është që këtë vit së bashku me komunën e Prishtinës do të bëhet një garë jo formale mes pesë shkollave të komunës së Prishtinës. Nxënësit vet e kanë përzgjedhur dhe kanë bërë koreografinë”, tha Rudi.

Juria e cila vlerësoj vallëzimin e pesë shkollave përbëhej nga Fjolla Dumani, Majlajdo Gala dhe Florent Abrashi.

Abrashi i tha se është shumë e mirë për shkak se është hera e parë në Prishtinë që po organizohen gara të tilla.

Ai tha se do të mundohen që sa më mirë të vlerësojnë ekipet garuese.

“Fillimisht është diçka e re edhe për neve dhe shpresoj që kemi me qenë të aftë me jap pikët sa më mirë që është e mundur. Faktikisht jam shumë i lumtur që kemi një lloj kësi ngjarje me juri dhe me fëmijë…”, tha ai.

Të ngjashme