Në Prizren po shpërndahen pasaportat e “Shtetit” NSK

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 14:18 | Nga

Në Autostrada Biennale në Prizren po ndodhë shumëçka. Madje, po shpërndahen edhe pasaporta të veçanta, me gjithë popullin e Kosovës i cili është brenda një guace të getoizuar e me probleme për të udhëtuar kudo në botë.

Neue Slowenische Kunst – është ky një ‘shtet’ i deklaruar në vitin 1992, pjesë edhe e Bienales së Venecias këtë vit. Kolektivi artistik po shpërndanë pasaporta edhe në Prizren.

Kjo po ndodhë me anë të grupit IRwIN, grupi i njohur nga Ljublana me anëtarët Dusan Mandic, Miran Mohar, Andrej Savski, Roman Uranjek dhe Borut Vogelnik. IRWIN, bashkë me Laibach, grupin teatror Gledalisce Sester Scipion Nasice dhe me ‘Novi Kolektivizem’ janë bashkuar për të formuar kolektivin artistik Neue Slowenische Kunst (NSK) – në vitin 1984.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme