Peticion kundër privatizimit të kinemasë në Pejë

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 19:56 | Nga

Si pjesë e kampanjës për rivitalizimin dhe mbrojtjen e kinemasë së qytetit, Anibar dhe Kinema Jusuf Gërvalla njoftojnë se nga data 18 Mars, do të fillojnë me mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për peticionin e formuar kundër privatizimit të kinemasë së qytetit të Pejës.

Për këtë iniciativë të cilës i janë bashkangjitur shumë vullnetarë të Pejës, do të përdoren gjithsej 5 lokacione nëpër qytet për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nënshkrimet do të mbledhen në këto pika:
1) Qendra e qytetit,
2) Universiteti Haxhi Zeka
3) Stacioni i autobusëve
4) Qarshia e gjatë
5) Kinemaja Jusuf Gërvalla

Pikat e peticionit do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 10:00 deri në 15:00, deri me datën 28 Mars, ditë e martë.

Deri më tash, iniciativa Kino për Qytetin ka qenë e lansuar online, dhe ka marrë përkrahjen e madhe të qytetarëve, dhe me datat 18 deri me 28 Mars do të vazhdojë edhe mbledhja e nënshkrimeve nëpër qytet si hapi i dytë në listën e veprimeve kundër procedurës së privatizimit të kinemasë Jusuf Gërvalla.

Për tu informuar më shumë dhe përditësuar rreth iniciativës Kino për Qytetin, vizitoni faqen www.facebook.com/pejacinema

Të ngjashme