Nëntori risjell Let’s Dance për kujdes më të mirë shëndetësor për fëmijët 

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 08:59 | Nga Ekonomia Online
Ngjarja tradicionale e bamirësisë për nënat dhe fëmijët në Kosovë rikthehet me 1 nëntor 2018 me të njëjtin mision. Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë risjell për të katërtin vit me radhë ngjarjen “Let’s Dance” gjatë së cilës mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
“Jemi angazhuar me të gjitha forcat që të realizojmë sërish ngjarjen Let’s Dance 2018. Qëllimi është të sjellim argëtim për pjesëmarrësit dhe më shumë mbështetje për fëmijët dhe nënat në nevojë,” thotë Mrika Aliu, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
“Në këtë festë janë të ftuar të gjithë dhe secili mund ta përkrahë misionin duke zgjedhur një nga pakot e sponsorizimit, duke blerë bileta për vete dhe për miqtë dhe duke ndihmuar të përhapim mirësinë,” vazhdoi Linda Baleta, vullnetare në ekipin organizativ dhe eksperte e PR dhe komunikimit.
Kjo ngjarje nisi në vitin 2015 si projekt i vullnetit të mirë dhe tashmë është shndërruar në aktivitet të rregullt të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Fondet e mbledhura nga kjo ngjarje janë shfrytëzuar 100% për programe dhe shërbime që u dedikohen nënave dhe fëmijëve.
Ngjarja Let’s Dance organizohet nga Crimson Capital dhe Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe mbahet më 1 nentor, nga ora 20.00, në Sheshin 21.
Deri më 23 tetor 2018, këta sponsorë kanë dhënë kanë dhënë mbështetjen e tyre për Let’s Dance: Banka për Biznes dhe Qumështi Vita si sponsorët kryesorë; 3CIS, Acibadem, Komot Pharm, NLB Bank, Recura Financials, Shkolla Finlandeze si sponsorë të argjendtë; Baruti, Cacttus, Finca, Friends Avenue, HIB Petrol, ICMA, KEP Trust, Meridian Corporation, Oda Amerikane e Kosovës, UBO Consulting si sponsorë të bronztë; si dhe Asseco, Ipko Foundation, Elite 5, Bodrumi i vjetër, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Coca Cola, Thai food, Anise, Frame, Bear Sanctuary, Che bar, Mezzeria, Amel, Remember me, Florentine cheese, Furra Lumi, VM3, RTK, dhe Glam radio si mbështetës të tjerë.
Festa Let’s Dance mbahet të enjten, me 1 nëntor 2018, në Sheshin 21 në Prishtinë, nga ora 20:00. Gamblemania dhe Aragona Band do të përkujdesen për atmosferën e mrekullueshme që na pret! Shihemi në pistën e vallëzimit.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme