Nesër fillon edicioni i 8-të i Festivalit të Karikaturës

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Nesër mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të Karikaturës.

Ky është edicioni i 8-të i këtij festivali, organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve “Hithi” në Ferizaj, i përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bashkë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, si dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës e Kosovës.

Hapja e Festivalit të Karikaturës do të bëhet nga ora 19:00, në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Ndryshe, ky festival do të zgjasë gjithsej tri ditë gjatë të cilave do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore.

Të ngjashme