Nexhmie Pagarusha thumbon një këngëtare shqiptare: Më erdhi marre për të

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 19:34 | Nga

Nuk ka lënë kush pa e kënduar të paktën një herë këngën e saj të famshme “Baresha”.

Kjo këngë e njohur e bilbilit të Kosovës, Nexhmie Pagarushës, që meriton epitetin “kënga e shekullit” është punuar e ripërpunuar nga shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë, por ka një gjë në këtë mes që Pagarushën e ka lënë tejet të pakënaqur.

“Kur iu ndërrohet melodia këngëve, më vjen të plas”

Pagarusha po ashtu, i referohet një rasti konkret ku është ndjerë e ofenduar nga një këngëtare shqiptare, që e ka risjellë në skenë këngën më të njohur të saj, “Bareshën”.

“Ishte rasti i një këngëtareje po ashtu, që në një ngjarje e këndoi këngën time, e tash këtu asaj s’dua t’ia përmend emrin. Ajo tha: Tash do ta këndoj një këngë të vjetër popullore të quajtur Baresha. Ajo është një këngëtare me akademi dhe mua më erdhi marre për të, që ajo nuk e dinte e kujt është kjo këngë”, ka thënë Pagarusha, në intervistën e saj të fundit dhënë për Prive, javën që lamë pas.

Në këtë intervistë, ajo nuk e bën të qartë se cilës këngëtare shqiptare po i referohej, megjithatë porosia e bilbilit, është e qartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme