Neziraj: Vetëm ideja për ta rrënuar teatrin është barbare

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është mbajtur një aksion simbolik në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Dramaturgu Jeton Neziraj tha se përmes këtij akti simbolik solidarizohen me grupin e artistëve të cilët po mbrojnë kauzën, si dhe shprehin indinjatën me aktin primitiv, barbar të shembjes së Teatrit Kombëtar nga Qeveria në Tiranë.

Sipas tij, ndërtesa ka pasur problemet e veta teknike, megjithatë këto vitet e fundit kanë pasur argumente bindëse pro ruajtjes së tij.

Neziraj deklaroi për Ekonomia Online se vetëm ideja për ta rrënuar teatrin është barbare.

“Këtu ishte një grup i artistëve, aktivistëve, të cilët sot ishin të shqetësuar prej lajmeve që morëm prej Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Unë nuk luaj në skenë, por aktorët e shfaqjeve tona që kemi prodhuar kanë luajtur para pak muajve, që ishte shfaqja e fundit në atë Teatër. Teatri ka pasur problemet e veta teknike, megjithatë këto vitet e fundit e kemi parë që argumentet pro ruajtjes së atij teatri kanë qenë më bindëse dhe ka pasur hapësirë të dëgjohet zëri i atyre që ishin kundër këtij rrënimi në mënyrë barbare”.

“Ajo hapësirë e teatrit ka qenë një lloj forumi ku janë diskutuar problemet sociale dhe artistike”.

Por, sipas tij, ideja e teatrit nuk mund të shembet. “Siç e pamë edhe prej reagimeve, ideja e teatrit do të jetë e gjallë”, theksoi dramaturgu Neziraj.

LEXO EDHE:

Të ngjashme