Nga 3 deri më 5 maj mbahet Festivali folklorik “Hasi jehon”

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 14:05 | Nga

Për 29 vjet me radhë fillimmaji, në Gjonaj të Hasit, i mbledh ansamblet folklorike të gjithë gjeografisë shqiptare, në Festivalin “Hasi jehon”, për ta shndërruar këtë eveniment kulturor, në këto 29 vjet, njërin ndër më fanatiket për ruajtjen dhe kultivimin traditës shqiptare.

Një fragment i përditshmërisë së lashtësisë, dasma, festa, por edhe fragmentet e betejave të kapërcimit të shekujve vijnë në Festivalin ‘Hasi jehon’, si këngë, si valle, si trashëgimi, të cilin e ruajmë ndër gjenerata si mision të shenjtë.

Edhe këtë vit me 3, 4 dhe 5 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi jehon”, edicioni i 29. Organizmat që kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare edhe në këtë edicion, do të jenë pjesë e dasmës së madhe hasjane.

Haziz Hodaj, drejtor i festivalit “Hasi jehon” njofton se janë përzgjedhur shoqëritë kulturo artistike nga e gjithë hapësira shqiptare.

“Janë seleksionuar dhe përzgjedhur ShKA-të, grupet artistike dhe rapsodët nga gjithë hapësira shqiptare: nga Maqedina, pjesa shqiptare e Malit të Zi, Shqipëria dhe sigurisht dominojnë grupet nga Kosova”, njofton Hodaj.

Organizatori i festivalit ShKA “Malësori” ka bërë të gjitha përgatitjet dhe çdo gjë është e gatshme për fillimin e festivalit.

“Është bërë gati programi, renditja e paraqitjes së organizmave pjesëmarrës, ndërsa, siç është traditë e festivalit, hapjen dhe mbylljen e festivalit e bën mikpritësi, ShKA “Malësori”

Festivalit i prin ekspozita e prodhimeve të bukës, kësaj zejeje, me të cilën hasjanë dallohen dhe veçohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete.

E veçanta e Festivalit ‘Hasi jehon’, përveç pjesëmarrjes së shoqërive kulturore artistike, është numri i madh vizitorëve, në Kodrën e Pajtimit, për tri ditë, sa zgjatë festivali.

Në vazhdim, programi i edicionit të 29 të Festivalit “hasi jehon”:

Dita e parë, më 3 maj, në orën 18, hapja solemne, ndërsa programet fillojnë në orën 18 e 30

1. ShKA “Malësori” – Gjonaj (hapja solemne)

2. Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)

3. ShKA “ Bajram Curri”- Krushë e Madhe

4. ShKA “Zëri i LLapushës” – Carrallukë (Malishevë)

5. ShKA “Jonuz Ramadani” – Viti

6. ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë

7. AAF “Rugova” – Pejë

Dita e dytë, 4 maj, në orën 18 e 30

1. “ ShKA “Zëri i Kosovës” – Fushë-Kosovë

2. ShKA “Hajvalia” – Hajvali

3. Shka “Bilal Golemi” – Gjirokastër

4. ShKA “Tingujt e vendlindjes” – Stagovë ( Kaçanik)

5. ShKA “Anadrini” – Dejn (Rahovec)

6. ShKA “Shote Galica” – Drenas

7. Ansambli “Shqiponja” – Shkup

Dita e tretë, 5 maj, në orën 18 e 30

1. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë

2. ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuz)

3. ShKA “Bresana” – Bresanë

4. ShKA “Lahuta e Malcisë” – Gjilan

5. AF “Mati” – Burel (Mat)

6. ShKA “Malësori” – Gjonaj (përmbyllje e festivalit)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme