Nga Il Professorore te Berlin e Tokio- Sa u paguan aktorët e serialit “La casa de papel”

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Si në shumë seri të tjera televizive, edhe aktorët e serialit “La casa de papel” paguhen në mënyrë të ndryshme. Ndarja bëhet në varësi të rolit dhe popullaritetit që ka secili aktor, ose numrit të skenave të krijuara.

Il Professorore (Alvaro Morte): Berlin (Pedro Alonso), Tokio (Ursula Corbero) dhe lisbon alias Raquel Murillo (Itziar Ituno) kanë pagat më të larta: 4 aktorët kanë marrë 63 mijë euro për episod për këtë serial, i cili ka rezultuar më i ndjekuri në Netflix. Nëse mblidhet bashkë vlera totale shkon në 1,386,000 euro për 22 episodet e serialit.

Ndërsa për Nairobi (Alba Flores), Denver (Jaime Lorente), Miguel Herràn (Rio) dhe Rodrigo de la Serna (Palermo), tarifat do të ishin pak më të ulëta, 50 mijë euro për episod.

Ndërsa Helsinki (luajtur nga Darko Peric) do të fitonte 55 mijë euro. E ndjekur nga Stokholmi / Esther Acerbo (me 45 mijë euro), Paco Tous / Moska (36 mijë euro), Enrique Arce / Arturo me 36 mijë euro, Fernando Sono / Engjëll (gjithnjë me 36 mijë euro), Maria Predraza / Alison Parker (me 27 mijë euro) dhe Anna Gras / Mercedes Colmenar (me 23 mijë euro)./ TVT

Të ngjashme