Një vështrim fascinues brenda ditarit të heroit kontrovers të luftës

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Si adoleshent i etur për aventurë, Ernst Jünger ishte larguar nga shkolla më 1913 dhe i qe bashkuar Legjionit Francez të të Huajve.

Babai i tij, më në fund e mori fëmijën e tij delikuent nga Afrika e Veriut, pikërisht në kohën kur djaloshi 19-vjeçar do të përfshihej në Luftën e Parë Botërore. Gjatë katër vjetëve të ardhshëm, Jünger, do të plagosej 14 herë sa ishte në aksion dhe më 1918 do të shpërblehej me “Pour le Mérite”, çmim ekuivalent me Medaljen e Nderit që ndahet në Gjermani.

Ai mbetet burri më i ri në moshë që është nderuar kësisoj ndonjëherë. Më 1920, Jünger, e kishte publikuar “Storm of Steel”, një memoar i jashtëzakonshëm për eksperiencat e tij në beteja. Njësoj sikur “Seven Pillars of Wisdom” e T. E. Lawrence, libri e sheh luftën nga një perspektivë thuajse homerike, duke nderuar kurajën e virtytet e ushtarakëve të guximshëm, të bashkëjetesës e qëndrueshmërisë: u dedikohet në mënyrë apolotike “të rënëve”. Në vitet që pasuan publikimin e tij, Jünger e kishte kompletuar një vetëtransformim duke u kthyer në një intelektual kosmopolitan e që lexon shumë, sidomos pasionant për kulturën, etimologjinë, misticizmin e filozofinë franceze.

Derisa besimi i tij politik ishte dukshëm i krahut të djathtë, ai i kishte rezistuar periudhës anti-semitike dhe asnjëherë nuk i qe bashkuar Partisë Naziste. Romani i tij alegorik “On the Marble Cliffs”, vazhdimisht lexohet si kritikë për Hitlerin. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, Jünger – asokohe në mes të 40-ve – besnikërisht iu ribashkua grupit të tij të vjetër, por në fund kishte përfunduar duke bërë punë administrative në Paris, ku ai merrej me dokumente dhe më e rëndësishmja mbante një ditar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme