“O moj Shqipëri” shfaqja e Baletit të Kosovës, për nder të Ditës së Çlirimit

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 14:05 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Baleti Kombëtar i  Kosovës ka dhënë detaje rreth premierës së shfaqjes, “O moj Shqipëri”, raporton EkonomiaOnline.

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar, Sinan Kajtazi në një konferencë për media tha së kjo është premiera e 3-të për këtë vit, kurse më datën 12 qershor në orën 19 premiera do të jetë enkas për personalitete vendës dhe ndërkombëtare.

“Premiera e 3-të shfaqet nesër për publikun, kurse më datën 12 në ora 7 enkas për të ftuarit e jashtëm të shtetit tonë. Kjo është premiera e tretë brenda katër muajsh, premiera e tretë sfidë për neve si balerin jo vetëm në Kosovë por edhe në botë”, tha Kajtazi.

Kryetari i këshillit drejtues të Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, falënderoi artistët për punën që po e bëjnë, ndërsa kritikoi  Ministrinë e Kulturës, e cila sipas tij nuk po ndan mjete për këtë institucion.

“Jemi qe 1 vit në njëfarë krize si institucion, që Ministria e Kulturës e ka bërë me dije apo pa dije. Nuk po mund të paguajmë bashkëpunëtorë, profesor Pëllumbi ende nuk ka marr mëditje, jemi në situatë të vështirë. Baleti është art i vështirë dhe nuk ka kohë me bë greva por duhet me bë përgatitje. Kemi bërë një afirmim, kemi arritur të gëzojmë respekt në Kosovë dhe jashtë Kosovës, duhet me mbajt këtë respekt”, tha ai.

Pëllumb Agaliu, koreograf i shfaqjes tha se kjo shfaqje e baletit i dedikohet 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe është e ndarë në pjesën gjatë pushtimit të Kosovës dhe ndihmës që ka dhënë NATO-ja për çlirimin e Kosovës.

“I dedikohet 20 vjetori të çlirimit të Kosovës është poentë është ndarë në 3 pjesë. Shqipëria e lumtur, dhe mbyllja ndihma që na ka dhënë NATO. Kjo është ideja, nuk është e thjeshtë por me ndihmën e ekipes kanë dhënën një kontribut dhe besoj që do të dal një shfaqje e mirë”, tha Agaliu.

Kjo shfaqje është organizuar nën patronatin e kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Lexo më shumë:

Të ngjashme