Olga Tokarczuk dhe Peter Handke, fitues të Nobelit për Letërsi

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2018 ka shkuar për shkrimtaren polake, Olga Tokarczuj.

Ndërkaq, çmimin për vitin 2019 e ka fituar autori austriak, Peter Handke.

Akademia suedeze e ka shpërblyer Tokarczuk-un për “imagjinatën rrëfyese me një pasion enciklopedik që përfaqëson kryqëzimin e kufijve si formë të jetës”, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, dhënien e çmimit për Handke-n e kanë justifikuar për “punën me ndikim që me zgjuarsinë gjuhësore e ka eksploruar periferinë dhe specifikimin e përjetimit njerëzor”.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda dy herë pasi që vitin e kaluar akademia suedeze e kishte anuluar ceremoninë shkaku i skandaleve të sulmeve seksuale, konfliktit të interesit dhe korrupsionit.

Që nga ajo kohë, akademia e Suedisë ka një sekretar të ri të përhershëm, Mats Malm, pas dorëheqjes së Anders Olsson si dhe ka anëtarë të ri në akademi pas një sërë dorëheqjesh që ishin dhënë vitin e kaluar.

Të ngjashme