Oscar 2017: Këto janë nominimet për aktorin dhe aktoren më të mirë

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 17:11 | Nga

Sot në Los Angeles të SHBA-së janë shpallur nominimet për Oscarin e 2017-s.
Në kategorinë e aktorit më të mirë është i nominuar edhe Denzel Washington, i cili në të kaluarën ka qenë i nominuar disa herë, por vetëm një herë e ka fituar këtë çmim, transmeton Express.

Ndërkohë, në kategorinë e aktores më të mirë e nominuar është edhe Meryl Streep, e cila e ka fituar Oscarin dy herë.

Vlen të ceket se Streep ka thyer rekord duke u bërë aktorja me më së shumti nominime në histori të Oscarit.

Kjo është lista e plotë e të nominuarve për aktorin dhe aktoren më të mirë.

Aktori më i mirë

Casey Affleck (Manchester By The Sea)

Andrew Garfield (Hacksaë Ridge)

Ryan Gosling (La La Land)

Viggo Mortensen (Captain Fantastic)

Denzel Washington (Fences)

Aktorja më e mirë

Isabelle Huppert (Elle)

Ruth Negga (Loving)

Natalie Portman (Jackie)

Emma Stone (La La Land)

Meryl Streep (Florence Foster Jenkins)

Të ngjashme