“Parallel Vienna” i hap dyert edhe për piktoren kosovare

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:01 | Nga

Në një ndërtesë në Vjenë për çdo vit tubohen artistë nga e gjithë bota, në një ngjarje të formatit unik. “Parallel Vienna” është një përzierje mes panairit të artit, platformës ekspozuese dhe studios artistike. Bën bashkë ekspozita të realizuara nga galeritë komerciale, hapësirat alternative dhe asociacionet e artit, sikurse edhe prezantimet solo nga artistë të përzgjedhur.

Ndryshe prej panaireve të artit, në këtë ngjarje secili ekspozues e zë një dhomë të ndarë në ndërtesën ku mbahet ekspozita. Mes tyre sivjet është edhe Albana Ejupi, një piktore e re nga Kosova, por që ka nisur të depërtojë jashtë vendit me artin e saj.

Veprat me të cilat është bërë pjesë e “Parallel…” janë kryesisht të ekspozitës “Shpalosje aktesh dhe sinteza siluetash”, që Ejupi e kishte hapur tetorin e vitit që shkoi në galerinë e Ministrisë së Kulturës, “Qafa”, në Prishtinë. Me këtë ekspozitë kishte finalizuar studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme