Kalaja e Harilaqit, pas restaurimit synon të bëhet atraksion rajonal

Fushë-Kosovë | 30 Kor 2016 | 15:00 | Nga Resmije Ballazhi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kalaja e Harilaqit, e cila i takon rajonit të Fushë-Kosovës, është ndër më të vjetrat në Kosovë. Punimet e para në restaurimin e kësaj kalaje kanë filluar qysh në vitin 2005.

Këto punime i ka vizituar Ferat Shala, ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Gjatë vizitës, Shala ka thënë se MMPH-ja është e gatshme që t’i ndihmojë Institutit Arkeologjik me ekspertë, në mënyrë që kjo zonë të bëhet atraktive për Kosovën dhe rajonin.

“Jemi në një vizitë në Kalanë e Harilaqit për t’i parë punimet në restaurimin që po ndodh nga ekspertët këtu. Në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vullneti, dëshira dhe gatishmëria jonë është që të njihemi për nga afër me këto objekte monumentale dhe historike-kulturore dhe të shohim inkorporimin e sektorit mjedisor në këtë objekt dhe rreth tij”, theksoi ai.

“Kjo zonë do të kthehet në zonë mjedisore, kulturore, historike dhe atraktive për rajonin dhe Kosovën”, u shpreh Shala.

Arkeologu Arben Hajdari tha se MMPH-ja është një partner i rëndësishëm dhe mund të japë kontribut jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në nivel ekspertësh.

“Këtë pikë do ta shndërrojmë në një pikë atraktive turistike, e cila do të ishte shumë atraktive për vizitorë, duke pasur parasysh edhe pozitën gjeografike që e ka, por edhe një mundësi e mirë për të gjeneruar vende të punës”, u shpreh ai.

Ende nuk dihet saktësisht se kur do të përfundojë projekti. “Dinamikën e punës e determinon edhe buxheti që ne kemi në secilin vit që na alokohet. Unë mendoj që brenda pesë vitesh, Kalaja e Harilaqit do të jetë një pikë shumë atraktive turistike”, u shpreh Hajdari.

Projekti po realizohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, me bashkëfinancim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunës së Fushë-Kosovës. MKRS për këtë qëllim ka ndarë 40 mijë euro në vitin 2015, dhe po aq janë paraparë për vitin 2016.

ferat shala

ferat shala1

kulla e harilaqit6 kulla e harilaqit5 kulla e harilaqit4 kulla e harilaqit3 kulla e harilaqit2   kulla e halilaqit kulla e harilaqit1

Të ngjashme