“Peja poetike – 2017″ i bashkon poetët nga trevat shqiptare

Pejë | 08 Kor 2017 | 12:39 | Nga

Në Rugovë të Pejës është duke u mbajtur edicioni i shtatë i “Peja poetike – 2017”.

Për këtë edicion janë mbledhur rreth 50 poet dhe poetesha nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët kanë promovuar 2 vepra të botuara nga shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”, nga Suedia.

Ndërsa rreth 30 poetë janë paraqitur për të prezantuar poezitë e tyre në orën e madhe letrare “Shkëlzen Zhubi”, 3 më të mirët do të shpërblehen me mirënjohje nga juria.

Kjo ngjarje është organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, në bashkëorganizim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme