Për herë të parë në Kosovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 17:55 | Nga

Për herë të parë në Kosovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit UBT dhe IWS Kosova. Në Festival do të mblidhen artistë ndërkombëtarë e vendorë.

Festivali, i organizuar nga IWS Kosova, me në krye me prof. Besnik Xhemaili, do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, më 16-18 mars.

Gjatë këtij organizimi, më 17-18 mars, duke filluar nga ora 11:00 do të prezantohen demonstrimet e artistëve të njohur ndërkombëtarë në teknikën akuarelit, si: Atanur Dogan – president i IWS-së; Amit Kapoor – zv. president i IWS-së; Linda Doll nga IWS e SHBA-së; Besnik Xhemaili nga IWS e Kosovës; LaFe nga IWS e Tajlandës; Chiayee Lam nga IWS e Malajzisë; Helidon Haliti nga IWS e Shqipërisë; Selma Todorova nga IWS e Bullgarisë; You Mee Park nga IWS e Koresë së Jugut; Jansen Chow nga IWS e Malajzisë; Krasi Todorov nga IWS e Bullgarisë; Miran Kim nga IWS e Koresë së Jugut dhe Alexandra Bryksa nga IWS e Çekisë.

Sipas organizatorit Xhemaili, e veçanta e këtij edicioni është që, një artist nga Kanada, si atraksion ka shprehur dëshirën që ta punojë portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme