Performuesit dhe krijuesit do të marrin paga 50% më të larta, Gashi nënshkruan kontratat

Prishtinë | 01 Nën 2018 | 12:08 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për 50% pagë më lartë do të marrim performuesit dhe krijuesit e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Me këtë rast në një ceremoni solemne u bë edhe nënshkrimi i kontratave për përfituesit nga zbatimi i Rregullores për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi tha se është i lumtur që po bëhet realitet për rritjen e pagave për 50% për perfoemuesit dhe krijuesit, raporton Ekonomia Online.

“Mbështetja dhe përforcimi i kapacitetit është e veçantë sepse vetëm me trajtim të mirë mund të arrihen rezultate”, tha Gashi.

“Jam i lumtur që kemi dhënë përgjigje meritore për çështjen e nivelizimit të pagave dhe kategorizimit të performuesëve dhe të trashëgimisë kulturore me këtë rregullore kemi arrit me i bë objektivat për kulturën dhe trashëgiminë kulture”.

“Angazhimi im nga marrja e mandatit për zhvillimin e politikave kulturore po materialozien sot me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve. Sot kemi krijuar mundësi më shumë që artistët tanë të vazhdojnë të na bëjnë krenarë me krijimtarinë dhe performancat e tyre dhe unë do të jem mbështetës i fuqishëm i kësaj iniciativë dhe plotësues i kërkesës sindikale”.

Gashi falënderoi kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ministrin e Financave (MF), Bedri Hamza për mbështetjen e rritjes së pagës për 50% për performuesit dhe krijuesit e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“Çdo problem apo defekt që ka kjo rregullore do të përmirësohet”, tha Gashi.

Aktorja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Semira Latifi se ministri Gashi duhet të jetë shembull për krerët institucional që premtimet e tyre të i mbajmë dhe të i realizojnë pasi që ata janë shpresa e vetme që kemi si qytetarë.

“Sot janë ekzekutuar pagat me rritje për të cilën patë premtuar ministri Gashi qysh në takimin e parë me të si ministër tash e një vit fjalët e dhëna dhe premtimet publike dhe mosrealizimin tyre janë bërë normale në vendin tonë dhe kjo dukuri ka krijuar një mosbesim të madh karshi institucioneve”.

“…për këtë shumë herë ka keqkuptime e përplasje, por kërkesa jonë e kamotshme u realizua dhe për këtë dhe për ketë më meritor është ministri Gashi për të cilin shprehim konsideratë dhe respekt”, tha Latifi.

“Ne duam që kjo ditë të shënohet si shembull dhe shtytje për zyrtarët të tjerë shtetëror të kuptohet se sa e rëndësishme është realizimi i një premtimi publik dhe sa me shpresë bëhemi kur përgjegjësit tanë realizojnë atë që thonë”, shtoi Latifi.

“Kemi sfida para nesh dhe duhet që sa më shumë të bëjmë përpjekje, por besojmë se me njerëz si Kujtim Gashi mund të arrijmë të gjitha caqet bashkërisht”, tha ajo.

Të ngjashme