Përfundojnë xhirimet e “Avatar 2”

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

James Cameron ka deklaruar se xhirimet e filmit “Avatar 2” kanë përfunduar. Regjisori e dha lajmin në YouTube, gjatë një bisede me Arnold Schwarzenegger, kur aktori i famshëm e pyeti për sagën.

“Na mbetet edhe 10% në postproduksion, por xhirimet kanë përfunduar të gjitha. Kemi përfunduar 100% filmin “Avatar 2” dhe 95% filmin “Avatar 3”, tha Cameron.

Pritet që filmat e radhës të shfaqen në 16 dhjetor 2022 dhe 20 dhjetor 2024. Ndërsa do të ketë edhe një “Avatar 4”, që do të shfaqet në 18 dhjetor 2026.

Fundi i sagës do të vijë në 22 dhjetor 2028, me filmin e pestë.

“Avatar” është filmi i dytë më fitimprurës në histori, me 2,7 miliardë dollarë të grumbulluar në arkat filmike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme