Përkthehet në turqisht libri “Antologji e dramës bashkëkohore nga Kosova”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:59 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese nga Turqia “Mitos Boyut” kanë promovuar librin “Antologji e dramës bashkëkohore nga Kosova” (Çakdas Kosova Oyunlari Seçkisi) i botuar sivjet në Turqi.

Në përmbledhjen e këtij libri janë përfshirë dramat e autorëve: Xhevdet Bajraj, Ilir Gjocaj, Visar Krusha dhe Jeton Neziraj.

Jeton Neziraj, drejtues i Qendrës “Multimedia”, tha se ky libër botohet me përkrahje të Ministrisë së Kulturës dhe është hera e parë që Ministria e Kulturës ka financuar një botim jashtë Kosove.

Sipas tij, ky është një hap i madh që ka bërë Kosova në përkrahje të librit.

Botuesi turk Turhan Yilmaz Ogut tha se Shtëpia Botuese “Mitos Boyut” deri më tani ka botuar rreth 800 libra, por e gjitha kjo është arritur me një staf të vogël, i cili përbëhet nga 3 persona.

“Ne si shtëpi botuese 25 vite jemi duke botuar eksluzivisht drama dhe deri më tani kemi botuar rreth 800 botime, 700 janë libra të dramave dhe rreth 200 janë tekste teorike qe kanë të bëjnë me dramaturgjinë”, tha Ogut.

Ogut tha se me botimet që ata përkthejnë mundohen që të mbajnë gjallë traditën e dramaturgjisë në Turqi.

“Ne bëjmë përpjekje të përfshijmë teatrin e letërsive dhe 20 vite me radhë kemi kontribuar që të krijojmë kuadro që prodhojnë vepra teatrale dhe shkrimtarët dhe krijuesit modernë të kohës së fundit janë që në një mënyrë ne i kemi kontribuar atyre”, shtoi Ogut.

“Ne bëjmë përpjekje të botojmë shkrime të huaja dhe tani me krenari them se kemi filluar të botojmë edhe krijuesit nga Ballkani, sepse autorët e Ballkanit i përkasin stilit të jetës si ne, për ne janë të afërt dhe na u duken simpatikë për ne dhe lexuesit. Ne po ashtu kemi përkthyer autorë nga Irani, Japonia, Kina, por numri i përkthimeve nga këto vende është më i ulët. Në të ardhmen do të vazhdojmë të përkthejmë krijuesit nga Ballkani, sepse ne disi kemi edhe prejardhje nga Ballkani dhe ne do të vazhdojmë edhe më tej të përkthejmë”, tha Ogut.

Përkthyesja e librit, Senem Cevher, tha se ka bashkëpunim të mirë me autorët nga Ballkani dhe së fundi herë ka njohur edhe disa të tjerë si Xhevdet Bajraj, Visar Krusha dhe Ilir Gjocaj, ku shpreson që këta të fundit do të kenë famën e njëjtë si të Jeton Nezirajt që e ka në Turqi.

“Jetoni është autori që punoj një kohë të gjatë dhe për herë të parë e kam përkthyer veprën “Ura” të Jetonit dhe tani me përkrahje të tij jam njoftuar edhe me 3 autorë të tjerë që unë shpresoj që këta përkthyes do të fitojnë famën e ngjashme, siç e ka Jetoni në Turqi dhe do të doja të dija shqip në mënyrë që përkthimin ta bëja nga gjuha origjinale, por gjatë perkthimit kur hasi në vështirësi në gjuhën angleze dhe deri sa të ndjehem rehat konsultohem me autorin dhe për t’i tejkaluar të gjitha këto e kam një mik timin shqiptar dhe pasi të kryej përkthimin konsultohem me të dhe e shikojmë edhe një herë” tha Cevher.

Të ngjashme